Antisemitizmi në Francë, Macron njofton masa të reja për ta frenuar

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi një valë masash të reja, në përpjekje për të frenuar antisemitizmin, nismë kjo e nxitur nga një shtim i ndjeshëm i nivelit të sulmeve, njofton Top Channel.

Shefi i Elizesë tha përpara përfaqësuesve të Këshillit të institucioneve hebraike në Francë se, tashmë formë e antisemitizimit do të konsiderohet edhe antizionizmi, apo mohimi i së drejtës së Izraelit për të ekzistuar.

Parlamenti – nga sa pohoi Macron, – do të votojë gjithashtu një ligj të ri, që frenon gjuhën e urrejtjes në internet.

“Ajo që ky tekst do të sjellë janë dispozita të qarta, që do të imponojnë heqjen e të gjitha përmbajtjeve të urrejtjes, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe përdorimin e çdo teknologjie që ekziston për të zbuluar identitetet e atyre që ushtrojnë këtë lloj gjuhe. Platforma të tilla do t’i veshim me përgjegjësi, duke përfshirë këtu edhe atë gjyqësore”, tha Macron.

Të martën, presidenti francez vizitoi një varrezë hebreje pranë Strasburgut, ku varret ishin përdhosur me simbole naziste. Në të njëjtën ditë, me mijëra vetë u mblodhën në tubime anembanë Francës në mbështetje të komunitetit hebre.

Këto muajt e fundit ka pasur një shtim të sulmeve me sfond antisemit në Francë, e javën e kaluar u vandalizuan portretet e të mbijetuarës së holokaustit, ish-ministres Simone Veil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button