Bashkëshorti dhe vëllau i deputetes Mira Stojçevska kanë dhënë dorëheqje, por djali i saj ende është i punësuar në ELEM

Deputetja Mira Stojçevska, pas një jave heshtjeje për punësimin e djalit dhe vëllait të saj dhe për ngritjen në detyrë të bashkëshortit të saj, njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale, se i shoqi kishte kërkuar të anulohet ngritja në detyrë dhe vëllai i saj hoqi dorë nga angazhimi në REK Manastir. Stojçevska nuk tha diçka për punësimin e djalit të saj në ELEM, njofton A1on.mk.

Kjo është ajo që shkroi Stojçevska:

Gjatë ditëve të fundit kam ndjekur me kujdes reagimet publike në lidhje me akuzat për nepotizëm, diçka që është në kundërshtim me vendosmërinë dhe angazhimin tim për ndërtimin e një shoqërie që do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë.

Një shoqëri që do të sigurojë barazinë midis qytetarëve, pavarësisht cilës parti i takojnë, religjioni i tyre ose ndonjë angazhim tjetër. Ky është qëllimi për të cilin luftuam përderisa ishim në opozitë, dhe ky është qëllimi për të cilin po punojmë edhe tani.

Me përgjegjësi deklaroj se, nga kur jam deputet, dhe më parë nuk kam ndikuar dhe as nuk kam ndërmend të ndërhyj për të punësuar një anëtarë të familjes sime ose një të afërm të ngushtë.

Kjo është në kundërshtim me parimet dhe kriteret etike të mijat.

Megjithatë, unë do të doja të njoftoj publikisht se burri im, Ilo Stojçevski, i cili në Sektorin e Policisë Pyjore Dellçevë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si zëvendëskomandant punon që nga viti 1998, nga 14 shkurti 2019 kërkoi që të hiqet autorizimi i përkohshëm me të cilin ai u emërua komandant i Policisë Pyjore – Dellçevë.

Ndonëse nuk kisha ndonjë ndikim në autorizimin e tij për komandantin e policisë pyjore – Dellçevë, duke ndjekur parimet e mia, por edhe të tij, të llogaridhënies para qytetarëve, burri im, pa marrë parasysh përvojën e tij shumëvjeçare, vendosi të kthehej në postin e vjetër të zëvendës  komandantit në Pylltarinë policore – Sektori Dellçevë.

Gjithashtu, dua të informoj se vëllai im Cele Velevski, i cili nëpërmjet Agjencisë për Punësim të Përkohshëm është angazhuar për një periudhë të caktuar prej pesë muajsh në REK Manastir, hoqi dorë nga angazhimi.

Edhe pse vetë vëllai im vendos për të ardhmen e tij dhe të ardhmen e familjes së tij, ndonëse angazhimi i tij ishte ligjor, legjitim dhe në asnjë rast nuk ishte i lidhur me një parti politike të caktuar, ai vendosi të heqë dorë nga ky angazhim i përkohshëm për shkak të dyshimeve të pabazuara që unë kam ndikim në angazhimin e tij, që është krejtësisht e pavërtetë.

Unë besoj se koncepti i një shoqërie për të gjithë dhe një shoqëri që ofron mundësi të barabarta për të gjithë, do të sigurojë zhvillimin dhe prosperitetin fjalë për fjalë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, pavarësisht nëse i përkasin një opsioni të caktuar apo jo dhe nëse ata janë të afërm të dikujt apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button