Lavrov: NATO përpiqet të tërheq Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka deklaruar se në kuadër të politikave të saj të zgjerimit NATO përpiqet të tërheq Maqedoninë e Veriut, si dhe Ukrainën dhe Gjeorgjinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një takimi në Moskë me përfaqësues të Rrjetit Evropian të Biznesit, ministri Lavrov ka vlerësuar politikat e SHBA-ve dhe marrëdhëniet e vendit të tij me Bashkimin Evropian (BE).

Pasi ka theksuar se NATO ka rritur aktivitetet e saj ushtarake në Evropë, Lavrov është shprehur se, “Duke zbatuar politikën e saj të zgjerimit NATO po përpiqet të tërheq Maqedoninë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë”.

Lidhur me vendimin e SHBA-ve për tërheqjen nga Marrëveshja e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), Lavrov theksoi se “politika e SHBA-ve ka marrë peng sigurinë e Evropës”

“Biznesmenët e BE-së janë të mërzitur nga sanksionet dhe janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me Rusinë. Vëllimi i tregtisë ndërmjet Rusisë dhe BE-së u rrit me 20 për qind vitin e kaluar, duke arritur rreth 300 miliardë dollarë. BE duhet të heqë dorë nga sanksionet e saj”, tha Lavrov, duke theksuar se vendi i tij ka zhvilluar marrëdhëniet me BE-në.

Lavrov po ashtu është shprehur se dëshirojnë të lehtësojnë në mënyrë të ndërsjellë zbatimin e vizave mes BE dhe Rusisë.

Ndërkaq, kreu i Rrjetit Evropian të Biznesit në Rusi, Johan Vanderplaetse, nga ana e tij tha se do të mbrojnë në kushte të barabarta tregun e qëndrueshëm që BE-ja ka formuar me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button