UNICEF: Në Jemen janë rekrutuar 2.700 të mitur

Palët ndërluftuese në Jemen deri më tani kanë rekrutuar dhe kanë përfshirë në luftime së paku 2.700 të mitur, bëri të ditur Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e UNICEF-it në Jemen, në profilin e saj në Twitter thekson se palët ndërluftuese në Jemen deri më tani kanë rekrutuar së paku 2.700 të mitur dhe se dy të tretat e vajzave në vend martohen me dhunë si të mitura.

Më tej theksohet se fëmijët janë viktimat më të mëdha të konfliktit në Jemen, dhe porosisin se fëmijët nuk duhet të jenë shënjestër.

Jemeni është përfshirë nga një konflikt shkatërrues që nga viti 2014, kur rebelët Huthi morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana dhe Hudejden.

Konflikti u përshkallëzua në vitin 2015, kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj arabë nisën një fushatë masive ajrore në Jemen, që synonte rikthimin e territoreve të marra nën kontroll nga lëvizja Huthi.

Dhuna ka shkatërruar infrastrukturën e Jemenit, përfshirë sistemet e tij shëndetësore dhe sanitare, duke bërë që OKB-ja ta përshkruajë situatën si “një nga fatkeqësitë më të mëdha humanitare të kohëve moderne”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button