Etiopi, skeleti 3,2 milionë vite i vjetër i një gruaje ekspozohet për paqe

Skeleti 3,2 milionë vite i vjetër i një gruaje të quajtur Lucy në Etiopi është ekspozuar në kuadër të “Turneut Paqe dhe Dashuri” të organizuar nga aktivistët, raporton Anadolu Agency (AA).

Tagesse Chafo, kryeparlamentari i Etiopisë, në konferencën për media të organizuar në kryeqytetin Addis Ababa, theksoi se turneu ‘paqe dhe dashuri’ është duke u organizuar për promovimin e identitetit të përbashkët, paqes dhe tolerancës në vend.

“Duhet të kapërcejmë urrejtjet dhe ndarjet që pengojnë zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh ai duke shtuar se Lucy do të shërbejë në kontribuim të këtij qëllimi.

Lucy, e zbuluar në rajonin Afar të Etiopisë në vitin 1974, pretendohet se është skeleti i njeriut të parë.

Skeleti do të ekspozohet në Somali, Sudan, Afrikën e Jugut, Ugandë, Kenia dhe Xhibuti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button