Siri, sulm me bombë në Afrin të Sirisë

Gjatë një sulmi me bombë të kryer në Afrin të Sirisë veriperëndimore, ka humbur jetën një civil, ndërsa dhjetë të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Mjeti shpërthyes është vendosur në një automjet i aktivizuar në një nga zonat frekuentuese në Afrin.

Burimet e sigurisë në Afrin njoftuan se janë duke hetuar mundësinë nëse sulmin e kryen pjesëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK.

YPG/PKK, që kontrollon distriktin Tal Rifat, në juglindje të Afrinit, me anë të celulave të fshehta në këtë rajon dhe në Afrin, vazhdon të kërcënojë Afrinin në aspektin e sigurisë.

Njësitet e sigurisë pranë Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) me ndihmë të ushtrisë turke në mars të vitit 2018, i dhanë fund pushtimit të Afrinit, të cilin e kontrollonin pjesëtarët e YPG-PKK-së dhe që atëherë vazhdojnë të forcojnë sigurinë në këtë rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button