Mosndërtimi i shkollës në Reçicë të Vogël, ASH Tetovë: Arbër Ademi të japë dorëheqje

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë sot ka kërkuar që ministri Ademi të japë dorëheqje për shkak se siç thonë ata, partia e tij më shumë se 15 vite ka premtuar dhe nuk e ka ndërtuar shkollën fillore në Reçicë të Vogël, njofton Portalb.mk.

“Ministri Arbër Ademi duhet të marrë përgjegjësi, për shkollën fillore në Reçicë të Vogël, që ngelet premtim gati se 10 vjeçar i pa realizuar i BDI-së. Fotografinë e ministrit e kemi vendosur te vendi ku duhet të bëhet shkolla për t’i rikujtuar se ai është kompetent edhe për ndërtimin e kësaj shkolle! Njëkohësisht jemi të bindur se këto vendime nuk i keni marrë pa u konsultuar me shefin tuaj dhe bëni mirë që të jepni dorëheqje sepse nuk jeni gjë tjetër veçse marionetë që me vendimet e juaja ju keni sjellë vetëm dëm shqiptarëve”, thonë nga ASH Tetovë.

Aleanca për Shqitparët gjithashtu e akuzoi kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi për nepotizëm.

“Le t’i sqarojë opinionit, dhe ministrit të saj se si e ka punësuar motrën e saj, dhe pastaj se si të njëjtës ia ka dhënë postin e zv/drejtorit në Shkollën Fillore Istikball. A është në dijeni ministri për këtë gjë? Apo ministri Arbër Ademi, nuk merr masa ashtu siç nuk mori asnjë masë kur profesoresha Arjeta Veliu u keqtrajtua me vite të tëra duke u larguar nga puna pa baza ligjore nga ana e drejtorisë së asaj shkolle. Vallë ligjet pa bazë vlejnë vetëm për opozitarët dhe jo për ata të cilët janë në pushtet”, thonë nga ASH.

Ata porositin që fillimisht Ademi të marrë përgjegjësi për mosndërtimin e shkollës në në Reçic ëtë Vogël dhe pastaj për nepotizmin partiak, për keqtrajtim profesorëve si dhe për arsyen që sipas tyre është  më jo njerëzore që fëmijët shqiptarë të mësojnë në gjuhë maqedonase në Veles, duke mos iu mundësuar shkollim në gjuhën amë.

Portalb.mk ka dërguar pyetje deri te Ministria e Arsimit në lidhje me kërkesën e ASH-së dhe jemi duke pritur përgjigje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button