Digjet pjesërisht një shtëpi në Strugë

Një shtëpi në qendër të Strugës, në rrugën’’Skopska’’(në lagjen e egjiptianve) u dogj pjesërisht sot rreth orës 14 konfirmojnë dëshmitarët okularë.

Zjarri u arrit të të vihet në kontroll vetëm pas ndërhyrjes së ekipeve të njësitit zjarrfikës . Në momentin e zjarrit, në shtëpi ndodheshin dy gra në gjendje të rënduar shëndetësore të cilat u evakuuan nga zjarrfikësit pa pasoja të mëdha për shëndetin.

Urim Kaba, krye shef i Njësitit potencon se sipas gjithë gjasave zjarri ka ardhur nga një qiri i ndezur i rrëzuar në dysheme .’’Falë ndërhyrjes së shpejtë u arrit që zjarri të vihet në kontroll dhe të shuhet duke shkaktuar vetëm disa dëme të vogla ‘’përfundon Kaba./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button