Në burgun e Shutkës janë rrahur dy ish ministrat Ristovski dhe Janakieski

Dy ish të ministrat që akuzohen për organizim të sulmit të përgjakshëm të “27 Prillit”, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, të cilëve dje u është shqiptuar masa e paraburgimit 30-të ditor në Burgun e Shutkës, janë sulmuar fizikisht në burg, njofton Portalb.mk.

Familjarët e të akuzuarve për “Makfax”, thonë se të dy janë lënduar në një rrahje me të dënuarit e “Lagjes së Trimave”. Të njëjtit thonë se të dy ish ministrat kanë qenë të përgjakur dhe janë dërguar për kontrolle mjekësore në spitale.

Në një bisedë telefonike me Jovica Stojanoviq nga Burgu i Shutkës, ai thotë për Portalb.mk vetëm se mundet ta konfirmojë se ka ndodhur incident, por kush dhe si, s’mundet të tregojë pasi që, siç thotë ai rrahja ka ndodhur në repartin e paraburgimit.

Për Portalb.mk, njoftojnë se deri te Gjykata ka arritur njoftim për incident fizik në Burgun e Shtukës, por sipas tyre nuk tregohet se për çfarë bëhet fjalë.

“Gjykatësi nesër do të shkojë në burg dhe do të shohë se çfarë ka ndodhur”, thotë për Portalb.mk, zëdhënësi i Gjykatës Penale, Dejan Ristovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button