…dhe GODO-ja ERDHI!!! (II)

…ne të gjithë në një mënyrë apo tjetrën,  jemi të lindur të ‘sëmurë’,  por më në fund, vetëm disa prej nesh, ngelin të tillë…!( Samuel Becket )

Për dallim nga koha e Dantes, në rrethanat e limbos në të cilën jetojmë, thirrjet për shpëtim nga kthetrat e saja, disi janë shumë më të zbehta. Njerëzit besojnë dhe luten për shpëtim, por vetëm për shpëtim të trupit, pra të fizikut, e assesi të mendjes dhe zemrës, thjeshtë sepse në pyetje është egzistenca fizike, në një shoqëri ku ‘punësimi’ është shëndruar në një ‘konstelacion kompleks lidhjesh’, që funksionojnë sipas parimeve të kierarkisë sunduese  dhe interesave të saja të pangopura për njerëzit e tyre.

Moment ky që shpalos fytyrën e shëmtuar të politikbërjes ditore,  në rrethanat tona, ku mbisundon legasia e  klaneve  të llojllojshme dhe të afërmve të tyre, që përmbahen dhe përkrahen nga jargëtajuesit që i kemi shumë më shumë se sa që mund të imagjinohen. Gatise një popull I tërë, ‘përjashtuar ato’! Sistem poltronist ky,  që nuk e njohin as shoqëritë më të rrënuara dhe dekadente,  të Europës së civilizuar, që sa për ilustrim, na kanë ranguar në shoqëritë e Amerikës Latine, me shtetet ti; Bolovia, Venezuela, Nikaragua, Meksiko, etj.,  ku kartelet e drogës ushtrojnë terrorin që shkatërron edhe qelizat më të thella të  qytetarit.   Dhe si për çudi, nga  para 700 vitesh, dëgjohen edhe sot klithmat dhe rrënkimet për shpëtim,  që ushtojnë nga ferri famëkeq i  Dantes,  që në fakt, duket se me vete sjellin një pikë  shpresë që, ndoshta një ditë, pak dritë do të shfaqet në fundin e tunelit, të cilin ka kohë që po përpiqemi ta kalojmë!

Pushteti i Mbretërisë së  Godo-së tonë!?

Shoqëri e kontrolluar nga korrupsioni dhe dekadenca multisimensionale, fotografim ‘par excellence’ i Purgatorit të Dantes,   në të cilin përpëlitemi tanimë për dekada, të udhëhequr nga humbja kolektive e  gjerave më të vlefshme morale, njerëzore që në funksionim vunë shoqërinë që mbijeton sipas motos së jashtëkohëshme të pangopshmërisë dhe egoizmit, të gjeneruar nga  ‘Panteoni i të famshmëve tanë’ !

Dimensioni i egos së fuqishme individuale i përkrahur fuqishëm nga ‘elemente kleptokrate dhe oligarke’ të rrethit ku jetojmë, krijuan të ashtuquajturat ‘shtete  apo ‘celula individuale egoiste’  të patundshmërive te supremasive klanore.  Celula këto ndoshta në shikim të pare, duken  të një natyre virtuale, por që hasen edhe në kafshatën që gëlltisim, dhe  kan një  ‘gjamë të fuqishme’ që shkatërron multidimensionalitetin e jetës së njerëzve, qoftë ai shpirtëror, material, apo moral, duke na shëndruar  në  rob, që nuk i lutet perëndisë për shpëtim, por thjesht, jeton me Godo-në e tij, deri në pafundësi!   Celulat e ligësisë  individuale dhe klanore,  të udhëhequra nga autokratë dhe kleptokratë, janë personazhët e njëjtë  dramës makabre  të kohës së ‘Komedisë hyjnore të Dantes’, që për çudi,  pa frikë nga sanksionet e Ferrit eventual, funksionojnë për mrekulli.

Të mirat dhe kontributi i tyre, s’ka dyshim që derdhet në ‘të mirën tonë klektive’, që përfaqësohet nga shteti i ‘qytetarëve të barabartë’, shteti ku inteligjenca dhe kremi i shoqërisë civile, është shkelur me këmbë dhe rrënkon i zhveshur nga dinjiteti themelor nga  përbuzjet e greminës së përlujeve të shëmtuara, që vetë i  tolerojmë.   Një kombinim veprimesh, thikë dytehshe e cila s’ka dyshim që synon si zakonisht arritjet e saja të planifikuara.  Dy rryma shkallmuese, që prekin  thellë palcën dhe shpirtin e njeriut tonë, të sendërtuara në një ‘Perandori të sundimit të përdhosjes kolektive’ ,  që duket t’i ketë  vënë parimet e saja të sundimit, në binarët e  ndikimeve të politikës dhe kthetrave të  saja mbi viktimën, si ;  ajo  e sundimit të shpirtit të njeriut nga divineja,  bazuar në premtimet për parajsën e sigurtë, përtej varrit, dhe në krahun tjetër, ajo e premtimeve nga ana e ‘bijve të gënjeshtrës dhe të famës’ , dhe gënjeshtrave që po na i servojnë gjithandej në kontekst të logjikës së flashkët;  ‘zotërinjë,  bukën tuaj të përditshme, do j’ua   falim  sot!”

Fatkeqësisht, një ‘relacion interaktiv  fërkimesh kontradiktore’ që nuk përputhen me logjikën e shëndoshë të njeriut  në kllapi shoqërore, që në mënyrë të përsosur, përforcojnë edhe më shumë libidon,  që politika dhe religjioni, që të dyja jashtë kontrollit të logjikës së njeriut normal, sollën Godo-në tonë të shumëpritur. Interaksion psiqik ky që  mbisundon deri në trans shpirtëror kllapinë vdekjepruese të shpirtit  të qytetarit të ndershëm,  të lënë në margjinat e shoqërisë për të cilën kontribuoi e votoi, shoqërisë që një pjesë të këtyre njerëzve e privoi nga e drejta elementare,  të shoqërisë për të cilën ata me nder dhe djersë kontribuan,  apo thjeshtë thënë për të cilën edne  frymojë, vetëm për t’iu gëzuar jetës si ‘të tjerët-kleptokracia’.

Është kjo ‘korniza e mbijetesës fatale’ e Komedisë hyjnore të Dantes së madh,  e vëndosur në skenën e Provincës tonë të përvuajtur e kaotike, që për çudi,  paraqitet disi më ‘gjeneroze, fisnike dhe mëshiruese’ për  ‘ shikimet zjarr’, të individëve pakicë që së paku, në formë të shkruar, gjykojnë terrorin që ajo po mbjell! Ato të cilët, në heshtje  logjikojnë ndryshe, sa për të thënë që jemi në gjendje të perceptojmë si qenie logjike dhe intelektuale, por assesi t’i themi ‘stop ligësisë’,  që mbjell sundimi i pafund mbi  zemrën dhe shpirtin tonë në përpëlitje.

Është kjo parajsa në të cilën aktualisht jemi gjetur.  Një shoqëri ideale, që në vete ngërthen elemente të çuditshme të një ‘jetese në harmoni dhe paqë’, që luhen në aktet e Purgatorit dhjetënivelësh, të një shoqërie në tranzicion të përjetshëm.  Për dallim nga koha e Dantes, shoqëri që  nuk bën ‘përpjekjen  e ndryshimit të vetvetes’ , duke i thënë stop,   egoizmit dhe pangopshmërisë për famën dhe materialen, që në fakt, aktorët e akteve të kësaj drame,  do i bënte të mendojnë në mënyrë joselektive, bazuar në meritokraci dhe shoqëri vlerash reale,  për të mirën e njerëzve,  të  cilët këto aktorë,  i përkrahën në format nga më të sinqertat. Një shoqëri ku do mbisundonte ligji i përkushtimit ndaj tjetrit, pa paragjykime dhe stereotype të ngjyrave të politikës ditore, që do duhej të funksinonte për qytetarin dhe shoqërinë civile ku ai jeton.

Për më tepër, Komedia  në fjalë e Dantes, në pjesën e Ferrit,  shpalos faktin e shëmtuar ku secili nga heronjtë  tij, egoizmin dhe përfitimet i kanë për vete, që në fakt bje në kundërshtim me kontribuimin e njeriut si qenie logjike dhe e civilizuar, të kontribuojë për të mirën e përgjithshme kolektive.  Një ferr që me tërë zjarrin  e tij shkatërrues, sundon dhe përdhos shpirtin e njeriut në agoni, për t’i  asgjësuar ‘në heshtje’, ato që mendojnë ndryshe, ato  që identifikohen  si pengesë për zhvillimet e akteve të dramës së tyre makabre. Magjia e kësaj drame është fakti që ajo zhvillohet në ‘heshtje mortale’, taktikë kjo që më së miri kalon dhe është garancë për arritjen e qëllimeve të synuara, që në mënyrë fatale, marrin në qafë mijëra fate e jetë njerëzish që në libidon e  ferrit tonë, assesi nuk ia dalin ta gjejnë vetveten!

Nëse Dante, mendonte se qeniet njerëzore janë të obliguar të paguanjë llogari, jo vetëm për veprimet e tyre jo të ndershme, por edhe për rezultatet që vijnë nga këto veprime, ishin burra dhe gra të ndikimeve të ndryshme nga  qarqet prestigjioze,  në shoqërinë në fokus të veprës së tij,  në një mënyrë apo tjetrën, sipas tij, ato u dënuan dhe morën vendin e merituar në ferr. Në rrethanat tona, të kohës së ‘shekullit të ri’, koncepti i dënimit të tmerrit, nuk pritet të bëhet  nga  engjujt apo perëndia,  që në klithmat tona here-pas-herë e thërrasim në ndihmë,  sepse është ‘ fenomen inegzistent ’ nga i cili, njeriu i dëshpruar, përfundimisht i ka ngritur duart. Gjendja e këtillë, si për ironinë tonë, tanimë për një kohë të gjatë është ‘toleruar’  edhe nga vetë perëndia, sepse kjo e fundit, është dorrëzuar nga vetë ‘bëmat e satanit dhe djallit’,  dhe arritjen e Godo-së, e ka kualifikuar  si  mirëqenie mirë e instaluar. Mirëqenie kjo,  e  arritur sipas meritokracisë,  që arriti krahu sundues, i cili në mënyrë konforte, me kameleonët,  suitat  dhe miqtë e tyre, klanet dhe qarqet servile infektuese, dhe shërbetorët e përsosur,  as që mendojnë  që një ditë do të  ‘shpërblehen për mirësinë e bërë’, për shkak të  sjelljes së  ‘parajsës’ së tyre  në botën tonë!

Për çudi, për aktorët e dramës tonë, nuk kemi njohuri të mjaftueshme as për vuajtjet apo  ndodhitë e tmerrshme që do ndodhnin në ferrin ku ato eventualisht do të dërgoheshin, madje jo edhe nga mësimet që na i dhanë mësuesit fetarë dhe shtëpitë e perëndisë, apo  prindërit tanë.  Kjo sepse ‘ne të bijtë e shekullit të ri’, nuk besojmë se do të “shpërblehemi për kontributin që kemi dhënë” për vendin tone, sepse nuk jemi ato  të cilët e shëndruam atë  në ‘ ferrin ku qeni të zotin nuk e njeh!’  Është kjo një ‘arritje e madhe’, sepse thjeshte ajo reflekton fshirjen përfundimtare të vlerave elementare morale të njeriut tonë, që këtë të fundit, e drejtuan drejt  përdhosjes së pakontrolluar e egos për të poseduar dhe kontrolluar gjithçka, rreth e përqark tij, normalisht pa  pikë përgjegjësie, që do kërkohej, qoftë nga ’faktorë real apo fiktiv’ të botës së ferrit, ku përfundimisht, këto mjeranë  do të duhej të  udhëtonin!

Përfundimisht, në ‘ferrin tonë’, nuk ka ndryshuar asgjë nga ai i Dantes; është aty mbretëria ku mbisundon në formë të legalizuar egoizimi, pangopshmsria me para, me materialen, komforti që sjell fuqia dhe fama, ‘kënaqësitë e mshefta’ që s’do mend janë mekanizëm shoqëror për arritje të iks interesave dhe synimeve, por që të gjitha kanë një emërues të përbashkët. Ngritja në pedestal e antivlerave, që funksinojnë sipas parimit  të ‘padrejtësisë së kontrolluar nga injoranca’ dhe interesat individuale e klanore, të dekadencës, nipotizmit, proteksionizmit, të udhëhequra nga servilizmi eksterm,  antivlera këto që mbisundojnë Ferrin  që solli Godo-ja jonë,  të metamorfozuar nga Parajsa që ëndërruam. Atje,  ku aktualisht e gjetën veten “sipas meritës dhe mbi të gjitha,  patriotizmit për komb e atdhe, altruizm   e  dashuri,  për  popullin,  në radhë të parë.”

Korrupsioni  është autoritet i fuqishëm, që mbrohet besnikrisht nga monopoli i kleptokracisë, që nuk njeh  transparencën si vlerë njerëzore. Është një formë e përsosur e tiranisë. Është madje edhe me i keq,  i shëmtuar e i dëmshëm se sa prostitucioni!  Kjo, sepse prostitucioni rrënon moralin dhe jetën e një individi apo një  klase të vogël individësh që e kanë profesion, ndërsa korrupsioni, me ngjyrat e tija marramendëse dhe aromën  magjepëse, të ngulfat në kllapi, duke e  rrënuar  e asgjësuar moralin dhe vlerat e një shoqërie të tërë.

SHTROHET PYETJA  E PA PËRGJIGJE:

TË GJITHË NË PARAJSË, APO TË GJITHË NË FERR? MISION KY, I PAMUNDSHËM, PËR TË CILIN, S’DO MEND, KONTRIBUAM  VETË  DHE ME PASIONIN  MË TË  MADH! FAJTORI: I PAIDENTIFIKUAR!!!3

Lexo pjesën e parë: KËTU

Shkruan: Florim V. Ajdini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button