VMRO-DPMNE e ka ngrirë pjesëmarrjen në procesin e “Zhan Monesë”

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Nikolla Micevski sot deklaroi se partia opozitare e ngrin pjesëmarrjen në procesin e Zhan Monesë për shkak ndodhive të fundit me ngritjen e hetimeve dhe procedurave për marrjen e mandatit të deputetit nga ky grup parlamentar, transmeton Portalb.mk.

“Plotësisht duke e respektuar procesin, por duke pasur parasysh rrethanat jonormale të imponuara nga Qeveria dhe pushteti i LSDM-së ku montohen rastet, përgjojnë deputetë, shkelin procedura, ne e ngimë pjesëmarrjen tonë në procesin e Zhan Monesë, jo për shkakun se nuk pajtohemi me qëllimet e partive ndërkombëtare, por sepse pushteti krijon rrethana jonormale për punë”, tha Micevski  duke shtuar se kjo është ‘prishje direkte e ambientit parazgjedhor dhe paraqet kërcenim diekt për legjitimitetin e zgjedhjeve”.

Përndryshe, dje gjatë orëve të mbrëmjes janë marrë në pyetje ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Trajko Veljanoski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

Veljanoski dje ka dalë nga Gjykata Penale, ndërkaq për Janakieskin dhe Ristovskin është kërkuar paraburgim.

Për arrestimet ka reaguar edhe lideri i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button