Basha mesazh ndërkombëtarëve: Mos më kërkoni,atë që nuk do e pranonit për popullin tuaj

Kreu i Partisë Demokratike, teksa mori fjalën e tij para protestuesve, pati edhe një mesazh për aleatët, të cilët kryesisht i kërkuan të mos marrin vendimin ekstrem të djegies së mandateve.

“Dua t’iu them se këtu jemi bashkuar me përfaqësuesit dhe njerëzit e lirë të këtij vendi. Duhet t’u them miqve të mi, të gjithë atyre që nuk e dinë akoma se këtu nuk kanë në Demokraci. Se ai që është kryeministër, është një Maduro, por kjo nuk është Venezuela. Mos më kërkoni të pranoj kurrë atë që nuk do ta pranonit kurrë për popin tuaj. Nuk do të pranoj kurrë që një Kushtetuta të kthehet në një letër higjenike nga një bandit. Nuk do të pranoj kurrë blerjen e zgjedhjeve”, theksoi Basha, transmeton Top Channel.

Në fjalën e tij, Basha u shprehu mbështetjen e tij aleatëve, por gjithnjë duke vijuar rrugën e tij për largimin e kryeministrit Rama.

“Jam në krahun tuaj deri në fund të kësaj beteje. Me ndihmën e zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim që ka nisur me bashkimin më të madh të shqiptarëve do të vijojë. Kërkojmë për shqiptarët parimet dhe vlerat që keni për popujt tuaj. Unë jam në krahun tuaj. Besoj te shteti i së drejtës, te zgjedhjet e lira e të ndershme. Besoj te ndarja dhe balancimi i pushteteve. Njësoj si unë besojnë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Këtë mesazh dua t’ua them miqve tanë: Ne nuk jemi popull i dhunës, jemi popull i demokracisë. Por ne nuk do të pranojmë një kryeministër bandit. Për Edi Ramën dorëheqja është vetëm fillimi, ai do të shkojë para drejtësisë. Policia të mos lejojë të dalje jashtë kufirit të Shqipërisë daljen e të pandehurit të popullit, Edi Rama”, u shpreh Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button