Takimi Zaev – Kasami: BESA do ta kushtëzojë përkrahjen për kandidatin konsesual (VIDEO)

Ka përfunduar takimi ndërmjet liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të partisë opozitare shqiptare, Lëvizja BESA, Bilall Kasami për procesin e përzgjedhjes së kandidatit konsesual presidencial, transmeton Portalb.mk.

Lideri Kasami pas takimit deklaroi se do ta kushtëzojë përkrahjen për president konsesual, por me vota të qytetarëve.

“Në ditët në vijim ne do të dalim me qëndrimin tonë se cili është opsioni që do ta përkrah lëvizja BESA në zgjedhje presidenciale. Duhet të dihet se përkrahja jonë nuk do të jetë e pakushtëzuar. Flasim për zgjedhje presidenciale, ku partitë maten me vota të qytetarëve. Kjo do të shohim se a jemi ndarë, apo ndonjë grup është larguar nga ne”, tha Kasami.

Ai gjithashtu ka sqaruar se me partinë tjetër opozitare, Aleanca për Shqiptarët kanë qëndrim të përafërt sa i takon kandidatit presidencial.

“Sigurisht se me Selën, si parti opozitare jemi më afër”, tha Kasami.

Kasami ka refuzuar të japë vlerësim për kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanoska dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Pas Kasamit, në takim ka dalë edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i cili mohoi se BESA ka parashtruar kushte, pasi që sipas tij bëhet fjalë për analizë.

“E kemi prezantuar kërkesën tonë, me paraqitje të përbashkët në zgjedhje presidenciale, për një analizë të detajuar për një kandidatë i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë, që të gjendet një kandidatë i të gjithëve”, tha Zaev.

Sa i takon kushtëzimit të kandidatit të përbashkët që u paralajmërua nga Kasami, Zaev tha se nuk ka kushte, por analizë.

“Nuk ka kushte, por ka analiza që tha se do të bëjmë që do të ndjekin interesin e të gjithë qytetarëve. Dhe kjo do të tregojë se nëse ka ndonjë individ që do ta përfaqësojë secilin qytetarë”, tha Zaev.

Paraprakisht, Zaev për këtë çështje është takuar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, Alternativës, Afrim Gashi dhe PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërkaq Për shkak se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ia ka marrë kompetencat e arsimit kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka anuluar takimin.

Takimimet e Zaevit me liderët e partive shqiptare po realizohen në vazhdën e gjetjes së kandidatit konsuesual të partive të koalicionit qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjet presidenciale të 21-prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button