Udhëtimet më të bukura? Bëhen vetëm në shtator

Eshtë gjithmonë një përpjekje e kotë të mos mendosh dot për këtë. Njësoj si ajo kur gjatë ditëve të verës, të mos të të shkojë mendja të zhytesh në det.

E gjitha kjo, pasi shtatori, konsiderohet si muaji më i denjë i vitit për të bërë udhëtime.

Kudo. Në pyje, male, madje edhe në det. Ku këto të fundit, janë ndoshta edhe më të bukura se ato të verës.

Sipas psikologëve, kjo shpjegohet me faktin se tani që ditët e ngrohta dhe të gjata me diell duket se po na thonë “lamtumirë”, duket të jetë më e ndezur dëshira për ta parë edhe një herë botën, para se të mbyllemi brenda katër mureve, për të shijuar gjithsesi, kënaqësitë e tjera që na fal stina e dimrit.

Pikërisht për një arsye të tillë, udhëtarët e shtatorit, konsiderohen si më të përsosurit dhe ata që dinë t’i marrin jetës dhe vendeve turistike, kënaqësitë e vërteta të tyre.

Kjo pasi shtatori, me klimën e tij të butë ende, është koha më e përkryer për të vizituar vendet e adhuruara prej nesh. Ato ku gjatë verës, ka një dyndje të paparë dhe ti nuk arrin ndoshta dot, të marrësh maksimumin e sadisfaksionit prej tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button