Vitin e ardhshëm do të hapet ambasada japoneze në Prishtinë

Japonia do të hap ambasadën e saj në Kosovë në vitin 2020. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, pas takimit që pati me ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe.

Haradinaj tha se me diplomaten japoneze u pajtuan që bashkëpunimi bilateral të avancohet në dimensione të reja, transmeton REL.

“Hapja e ambasadës japoneze në Kosovë në vitin 2020 do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit tonë. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Gjatë ditës, në Prishtinë, ministrja japoneze bashkë me ministrin për Punë të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të bëjnë mbjelljen e fidanëve të qershive japoneze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button