MPJ-ja greke tregoi se si dhe kur përdoret emri Maqedonia e Veriut

Prej 12 shkurtit përdorimi zyrtar i emrit të fqiut verior është “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe emri i shkurtër “Maqedonia e Veriut”, ndërkaq mbiemrat për shtetin dhe organet do të jenë “Qeveria/Ministria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ose Maqedonisë së Veriut”, shkruan qarkorja informative nga Ministria e Punëve të Jashtme e dërguar deri te shërbimet publike me udhëzime për përdorim të termeve dhe zbatimin e rregullt të Marrëveshjes së Prespës, shkruan agjencia greke ANA-MPA, njofton Portalb.mk.

MPJ-ja greke thekson se emri i ri vlen për të gjitha përdorimet, për të gjitha qëllimet dhe në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, institucionet dhe forumet, por edhe në postën zyrtare bilaterale. Në të kundërtën, nëse nuk i përmbahet rregullit, posta zyrtare nuk do të pranohet dhe do të kthehet mbrapa deri te dërguesi.

Në lidhje me dokumentet, sqarohet se emri i ri do të figurojë në të gjitha dokumentet e dhëna pas 12 shkurtit, ndërkaq gjatë kohës së periudhës kalimtare derisa të jepen dokumentet e reja të udhëtimit, gjatë hyrjes në vend do të vendoset vulë sipas të cilës do të sqarohet se janë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Për temën konkrete në lidhje me dokumentet, sipas ANA-MPA-së,  autoritetet greke do të japin udhëzime të veçanta. Paralelisht ndalohet të vlejë “Memorandumi për masa praktike” nga marrëveshja e përkohshme, sipas të cilit, në dokumentet me emrin e vjetër kushtetues autoritet greke kanë vendosur vulë “nga Greqi është e njohur si IRJM”.

Për përdorimin e mbiemrit të shtetit, Qeveria, ministritë dhe ngjashëm, duhet ta përdorin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut” ose “Qeveria e Maqedonisë së Veriut”, “Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut”, dhe jo “Qeveria maqedonase” ose “ministri maqedonas” dhe kjo vlen edhe për të gjitha subjektet private që financohen nga shteti.

Për shtetësinë, përdorimi i drejtë është “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërkaq për targat e regjistrimit shkurtesa do të jetë NM ose NMK, ndërkaq për kodet tjera të vendit ngelen shkurtesat MK dhe MKD.

Për pjesëmarrje në delegacionet greke të takimeve ndërkombëtare për vendin fqinj është e nevojshme që të përdoren terminët që dalin nga Marrëveshja e Prespës, gjegjësisht për përfaqësuesit e vendit fqinj duhet që të theksohen nën termet “përfaqësues/ funksionar /ministër/ ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë thotë se delegacionet greke duhet që të jenë të kujdesshme dhe menjëherë të reagojnë nëse shohin gabime gjatë përdorimit të vendit të tretë ose organizatorit se nuk ka përdorim të saktë të emrit dhe terminologjisë në pajtueshmëri me marrëveshjen.

Në të kundërtën, sipas MPJ-së, çdo delegacion që do të marrë pjesë në takim ndërkombëtare nuk duhet që të nënshkruajë ose të miratojë tekste kur në to përmendet në mënyrë të gabuar emri dhe terminologjia në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button