Rita Ora për periudhën e kancerit në gji të nënës: Ishte e vështirë lënia e Kosovës

Nëna e Rita Orës, Vera ishte diagnostifikuar me kancer në gji në moshën 39-vjeçare, e cila bëri që njëkohësisht të përballet me trajtimin e sëmundjes dhe rritjen e vajzave.

Katërmbëdhjetë vjet më pas, pasi shërimi shkoj me sukses, këngëtarja tregon momentet e para të reagimit pasi që kishte mësuar për sëmundjen e nënës, transmeton Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

Proud @ritaora #VisualsWithVera

A post shared by Vera Ora (@veraora) on


Ajo ndër të tjerash tha se nëna e saj ishte përballur me vështirësi pasi që në atë kohë ishin shpërngulur nga Kosova për në Angli.

“Kur mora vesh që nëna ishte sëmurë me kancer në gji, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja sesi ishte për të që të rriste tre fëmijë, të linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime”, shprehet Rita në një video të publikuar nga e ëma Vera, në Instagram.

Ndërkohë, ditë më parë edhe Vera ka pasqyruar mënyrën se si përvoja e ka formësuar familjen e saj.

“Rita është rebeluar pak, duke braktisur shkollën për disa javë”, tha ajo duke shtuar se “Rita ka ankthe dhe ndonjëherë edhe sulme paniku. Të kesh një sëmundje serioze në familje të jep një perspektivë tjetër për jetën”, pohoi Vera.

Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e albumit më të ri muzikor, “Phoenix” gjersa është duke u përgatitur për koncertet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button