Shtëpia më e vogël në botë, vetëm 122 cm2 (FOTO)

Keret House, mund të cilësohet si shtëpia më e vogël në botë. E nisur si një projekt inovativ, realizuar nga arkitekti Jakub Szczesny, ai është duke u zhvilluar në një hapësirë të vogël në mes të dy objekteve, vetëm me përmasat 22 cm dhe 74 cm.

Kjo shtëpi kaq e vogël, gjendet në një lagje të Varshavës, Poloni.

Dhe qëllimi i lançimit të një projekti të tillë, është pikërisht ai i shfrytëzimit të hapësirave të ngushta, për të siguruar strehim optimal për njerëzit.

Sipas Szczesny, ky mini-apartament, nuk është edhe aq keq sa ç’mund të duket.

Madje sipas tij, ai ofron gjithçka që ju nevojitet për të jetuar rehatshëm me ndihmën e mobiljeve të konvertueshme.

Shtëpia, në totalin e saj, ka një gjerësi që varion mes 122 dhe 72 centimetrave, masat më të vogla që duket se janë ndërtuar ndonjëherë.

Projekti është emëruar “Keret House”, nisur nga shkrimtari Keret Etgar, duke e kthyer vendin ku ai po realizohet, në një zonë që do të mirëpresë artistë të rinj dhe intelektualë nga e gjithë bota.

Një mesazh i fortë ky që mbërrin nga një qytet shumë i hapur për risi dhe kulturë./Portalb

.
.

Lajme të ngjashme

Back to top button