Ngjarjet e 27-prillit, Prokuroria është duke përndjekur edhe Gruevskin e Boshkovskin

Përveç Trajko Veljanoskit, Mile Janakieskit dhe Spiro Ristovskit, Prokuroria Themelore Publike është duke i përndjekur edhe ish kryeministrin, Nikolla Gruevskin dhe ish agjentin Nikolla Boshkovskin, transmeton Portalb.mk.

Se janë duke u përndjekur edhe Gruevskin dhe Boshkovskin, sot e konfirmoi edhe prokurorja publike, Villma Ruskovska.

N.G., atëherë kryetar i partisë, nëpërmjet medias i ka thirr qytetaret në protestë, dhe për këtë qëllim e ka fut në funksion tërë strukturën e partisë. Kemi edhe SMS për këtë”, tha Ruskovska.

Sa i takon informacionet se do të kërkohet ekstradim për të njëjtin, Ruskovska tha se për atë duhet të vendos Ministria e Drejtësisë.

Ndërkaq për refuzimin paraprak për ekstradimin e Boshkovskit nga Greqia, Ruskovska tha se ajo ka ardhur si rezultat i faljes.

N.B. konsideroj se organet kompetente në Greqi do të përgjigjen në kërkesën për ekstradim, për shkak se atë ekstradim e kërkuar paraprakisht, e kanë refuzuar sepse vepra penale është falë”, tha Ruskoska.

Ruskoska ka sqaruar gjithashtu se: “Ligji për amnisti nuk është pengesë, sepse atje saktë thuhet se ligji për amnisti nuk vlen për organizatorët”

Të apostrofuarit akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.

Përndryshe, dje gjatë orëve të mbrëmjes janë marrë në pyetje ish kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Trajko Veljanoski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

Veljanoski dje ka dalë nga Gjykata Penale, ndërkaq për Janakieskin dhe Ristovskin është kërkuar paraburgim.

Për arrestimet ka reaguar edhe lideri i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button