Ngjarja e 27-prillit, Joveski dhe Ruskovska: Kërkojmë të respektohet prezumimi i pafajësisë

Në Konferencën për media që u mbajt sot në Prokurorinë Themelore Publike, për nisjen e procedurës hetuese për organizatorët e ngjarjes së 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, disa herë u kërkua që mediat të respektojnë prezumimin e pafajësisë, transmeton Portalb.mk.

Prokurorja përgjegjëse e rastit, Villma Ruskovska kërkoi që mediat mos t’i përdorin emrat e plotë e të arrestuarve.

“Kërkojmë që të respektohet prezumimi i pafajësisë, dhe të flisni me inciale”, tha Ruskovska.

Prokurorja Ruskovska ka sqaruar se arrestimet e ish kryeparlamentarit – T.V., ish ministrave – M.J. dhe S.R., ish agjentit – N.B. dhe ish kryetarit të partisë – N.G., vijnë pas realizimit të procedurës parahetimore.

“Gjithmonë kam thënë se procedura parahetimore është duke vazhduar, për gjetjen e organizatorëve të asaj ngjarjes juridik-penale. Dje është sjellë vendim që të realizohet procedurë hetuese edhe kundër organizatorët”, tha Ruskovska.

Nga ana tjetër, kryeprokurori Lubomir Joveski deklaroi se ende është duke u punuar në gjetjen e përgjegjësisë.

“Ende punohet në aspekt të gjetjes së përgjegjësisë. Pjesë u bënë edhe persona të tjerë, dhe pas procedurës parahetimore dhe veprimeve të ndërmarra, kemi ardhur deri te dyshimi i bazuar për organizatorët dhe porositësit e kësaj ngjarje, dhe tash, në bazë të atyre dëshmive të siguruara, Prokuroria është duke e realizuar hetimin”, tha Joveski.

Ruskoska ka sqaruar se: “Ligji për amnisti nuk është pengesë, sepse atje saktë thuhet se ligji për amnisti nuk vlen për organizatorët”.

Prokuroria Themelore Publike (PTHP). Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Prokuroria Themelore Publike (PTHP). Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Për N.G. dhe N.B. do të kërkohet ekstradim, pasi që i pari gjendet në Hungari e i dyti, në Greqi. Për M.J. dhe S.R. është kërkuar paraburgim, kurse për T.V. dje është liruar nga Gjykata Penale, pasi që i njëjti gëzon imunitet prej deputetiGjykata ka kërkuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut që t’ia marrë imunitetin. Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.

Për arrestimet ka reaguar lideri i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

LEXO: Ngjarjet e 27-prillit, Prokuroria është duke përndjekur edhe Gruevskin e Boshkovskin
LEXO: Kryeprokurori Joveski: Deri tash nuk kemi të dhëna që të bartet përgjegjësi për aksidentin
LEXO: Përfundoi marrja në pyetje e Janakieskit dhe Ristovskit, Ruskovska kërkoi të paraburgosen
LEXO: Ish-kryeparlamentari Veljanoski është larguar nga Gjykata Penale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button