Edhe autobusët e NTP-së në kontrolle teknike, restrikcione në qarkullimin publik

Pas aksidentit të autobusit në fshatin Llaskarcë, edhe autobusët e Ndërmarrjes së Transportit Publik (NTP) janë duke iu nënshtruar kontrolleve teknike të jashtëzakonshme, transmeton Portalb.mk.

Sot në kontroll teknik janë autobusët me numër 19-të, gjë e cila do të shkaktojë restrikcione në qarkullimin e tyre.

“I kanë mbledhur në kontroll teknik. E di se jeni nervoz, por edhe neve nuk ka njoftojnë se kur kemi kontroll teknik. Po, po i kanë mbledhur të gjithë. Tash se di kur do të ketë, varet se si i dërgojnë në kontroll teknik, dhe mbarojnë punë. Nëse janë në rregull, do t’i lëshojnë. Nëse nuk janë në rregull, i largojnë nga qarkullimi”, tha për Portalb.mk nga Qendra për denoncimin e parregullsive për autobusët 19 dhe 22.

Siç sqaruan nga atje, kontrolli vjen pas aksidentit tragjik që ndodhi javën e kaluar në autostradën Shkup- Tetovë, në fshatin Llaskarcë, ku ndërruan jetë 15 persona dhe 37 u lënduan.

Ndërmarrja e Transportit Publik (NTP) njoftuan se kontrolle teknike të jashtëzakonshme është kryer ndaj autobusëve të transportuesve privat, dhe jo të NTP-së.

“NTP-ja e informon publikun se gjatë mëngjesit, për shkak të kontrollit teknik të jashtëzakonshëm, të disa autobusëve të kyçur në transportin publik, kanë pasur vonesa, vonesa të linjave 9, 19, 20 dhe 22. Në përgjithësi, linjat e theksuara i shërbejnë transportuesit privat. Më saktë, në linjën 20 shërbejnë vetëm autobusë të transportuesve privatë, kurse linjat 9, 19 dhe 22, në mënyrë të kombinuar e mbajnë veturat e transportuesve privatë dhe të NTP Shkup”, thanë nga NTP-ja.

Paraprakisht, në kontrolle teknike kanë qenë autobusët që qarkullojnë për në Gostivar. Pas kontrollit u konstatua se tre autobusëve nuk u kanë punuar frerët.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button