Kuvendi i Shqipërisë e anuloi seancën, ishte kërkesë e ndërkombëtarëve për të evituar tensionin

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi njoftoi anulimin e seancës plenare të thirrur për të enjten, për t’i dhënë kohë opozitës të reflektojë – siç tha ai, – e për t’u kthyer në rrugën e arsyes, njofton TCH.

Top Channel mësoi se, një gjë e tillë i është kërkuar mazhorancës edhe nga partnerët ndërkombëtarë, pas informacioneve për akte të dhunshme që mund të ndodhin gjatë protestës së thirrur nga opozita para Parlamentit, si dhe rrezikun e futjes me forcë në sallën plenare të institucionit.

“Përgjegjësia ime si kryetar i Kuvendit, si një institucion mbi palët, por edhe si qytetar i këtij vendi, nuk më lejon t’u jap mundësi keqbërësve, të cilët mund të përfitojnë nga kultura dhe dinjiteti i qytetarëve e deputetëve protestues, për të sulmuar institucionet e shtetit”, tha Gramoz Ruçi.

LEXO: Kryemadhi ka dorëzuar e para mandatin e deputetit (Dokument)
LEXO: Djegia e mandateve, Ruçi: Kamikazllëk politik!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button