Vrasja e ambasadorit, 200 marinsa drejt Libisë

Presidenti amerikan Barak Barak denon ashpër sulmin në Bengazi që shkaktoi vdekjen e ambasadorit Stevens. 

“Do të bëhet drejtësi. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet libiane për të identifikuar dhe për të nxjerrë para drejtësisë vrasësit”, deklaroi Obama. 

“SHBA dënojnë me termat më të ashpër sulmet në Libi, por paralajmërojnë se asnjë sulm nuk do të trondisë vendosmërinë e Amerikës”, shtoi presidenti. 

Kufomat e viktimave janë transferuar në aeroportin ndërkombëtar të Bengazit. Prej aty do të transportohen në Tripoli dhe më pas në bazën amerikane të Gjermanisë. 

Ndërkohë, 200 marinsa janë bërë gati për t’u nisur në Libi, në përpjekje për të përforcuar sigurinë në selitë diplomatike të Tripolit dhe Bengazit. 

Lajmin e bën të ditur edicioni online i transmetuesit amerikan NBC, që citon funksionarë të administratës amerikane. 

Ndërsa sipas burimeve të tjera, njësi të tjera janë nisur për në Kabul dhe Kajro, edhe këtu për të rritur sigurinë në ambasada e konsullata. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button