Kosovë, sot afati i fundit për nënshkrimin e Ligjit të pagave nga Thaçi

Pas pak orësh, do të përfundojë afati ligjor për nënshkrimin e Ligjit të pagave nga ana e presidentit të Kosovës.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi ka konfirmuar për KTV-në se afati ligjor për nënshkrimin e këtij ligji përfundon në mesnate, dhe se deri në përfundim të orarit nuk kanë marrë asnjë shkresë nga Presidenti Thaçi.

Kushtetuta e Kosovës parasheh që ligji hyn në fuqi, nëse Presidenti as nuk e kthen e as nuk e nënshkruan. Kjo ndodhë pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.

Kushtetuta e Kosovës, Neni 80 – Miratimi i Ligjeve ndër të tjera thotë se “Nëse Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda tetë (8) ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e saj/tij dhe publikohet në Gazetën Zyrtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button