Përfundoi marrja në pyetje e Janakieskit dhe Ristovskit, Ruskovska kërkoi të paraburgosen

Gjykatën Penale në Shkup ka përfunduar marrja në pyetje e ish ministrave, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, pasi që të njëjtët u arrestuan paraprakisht për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017-të në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Prokurorja Villma Ruskovska, ka kërkuar paraburgim për Janakieskin dhe Ristovskin, pasi që ka dyshime se mund të arratisen, të ndikojnë te dëshmitarët dhe ta pengojnë procedurën hetuese.
Pritet të Gjykata të marrë vendim për kërkesën e Ruskovskës.

Bashkë me Janakieskin dhe Ristovskin u arrestua edhe ish-kryeparlamentari, Trajko Veljanoski, i cili meqë është deputet, u lirua nga Gjykata Penale.

Për arrestimet ka reaguar edhe lideri i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Paraprakisht, Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka njoftuar se është duke përndjekur pesë persona të cilët dyshohen se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Siç sqarohet në kumtesë, ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button