Rasti i 27 prillit në Kuvend, PTHP-ja është duke përndjekur pesë persona si organizatorë të ngjarjeve

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot ka njoftuar se është duke përndjekur pesë persona të cilët dyshohen se janë organizatorë të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Siç sqarohet në kumtesë, ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”.

Më tej sqarojnë, se të dhënat e procedurës parahetimore kanë treguar, se të dyshuarit në fillim të vitit 2017-të, kishin përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzimin e qetë të pushtetit. Kishin organizuar dhe materialisht i kishin mbështetur protestat masive, së pari para  Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa pastaj edhe protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017-të.

Sipas PTHP-së kjo ishte bërë me qëllim që të rrezikohet rendi kushtetues dhe siguria.

“Me qëllim që ta rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë, ditën kritike kishin organizuar hyrjen pandërprerë të masës së popullatës në shtëpinë ligjvënëse,  kanë përfshirë shoqata patriotike për realizimin e dhunës. Njëherit nga selia e partisë politike vazhdimisht e kishin mobilizuar anëtarësinë e partisë nga Shkupi dhe qytetet tjera. Njëkohësisht, një nga të dyshuarit me veturë, pronë e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, kishte sjellë armë dhe jelekë mbrojtës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që ishin të dedikuar për persona të cikët protestojnë dhe kanë përvojë në menaxhimin me armët. Me këto aktivitete të dyshuarit kishin shkaktuar ndjenjën e pasigurisë, kërcënim dhe frikë te qytetarët”, thuhet në kumtesë.

Nga ana e prokurorit kompetent është dërguar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Për përfshirje në ngjarjet e 27 prillit, paraprakisht janë arrestuar ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button