Maqedonia e Veriut nga Japonia ka fituar grant në vlerë prej mbi 430 mijë euro

Maqedonia e Veriut dhe Japonia sot në Shkup kanë nënshkruar marrëveshje, e cila mundëson që e para të fitojë grant në vlerë prej mbi 430 mijë euro. Marrëveshja  nënshkruhet në vazhdën e 25-vjetorit të vënies në funksion të Ambasadës së Japonisë në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Nga ky grant do të fitojnë institucionet shëndetësore publike, tre institucione arsimore dhe tre ndërmarrja komunale publike nga gjashtë rajone në shtet.

Fusha e shëndetësisë

Në fushën e shëndetësisë do të rinovohen Spitali i Përgjithshëm në Kavadar dhe Shtëpia Shëndetësore në Makedonski Brod, ndërsa do të furnizohen edhe automjete ambulance për Shtëpinë Shëndetësore në Veles.

Fusha e arsimit

Në pjesën e arsimit është planifikuar renovimi i kopshteve “Cvetovi” në Komunën Shtip, renovimi i shkollës “Braqa Milladinov” në Dobrushevë në Komunën Mogila, si dhe mjete për ngrohje në shkollën rajonale “Goce Dellçev” në fshatin Dollni Disan në Komunën Negotinë.

Në nivel komunal

Pjesë e mjeteve që i ndan Ambasada e Japonisë do të përdoren edhe për furnizimin e automjeteve për shërbime komunale për tre ndërmarrje publike në Vallandovë, Kriva Pallankë dhe Vinicë.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë ambasadorja e Japonisë, Keiko Haneda, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikë Sociale, Gjonul Bajraktar.

Përndryshe, në vitin 1996 Japonia përmes Grant-programit për projekte të vogla ka investuar mbi 6,6 milionë euro me të cilat janë renovuar edhe pajisur  më shumë se 66 shkolla, 44 institucione shëndetësore publike dhe janë furnizuar 27 automjete të specializuara për ndërmarrjet komunale publike dhe shërbimet zjarrfikëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button