Ministri Spasovski ka takuar homologun e tij turk Suleyman Soylu

 Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka realizuar një takim me homologun e tij turk, Süleyman Soylu, i cili është nikoqir i Konferencës së gjashtë ministrore të Procesit të Budapestit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në takim të dy ministrat theksuan bashkëpunimin dypalësh, partneritetin dhe mbështetjen e ndërsjelltë jo vetëm midis dy institucioneve që udhëheqin ata, por edhe “marrëdhëniet midis dy vendeve në përgjithësi, që tradicionalisht është në një nivel jashtëzakonisht të lartë”.

Ministri Spasovski po ashtu mbajti fjalim në konferencën minsitrore, ku theksoi se Procesi i Budapestit tashmë dy dekada e gjysëm vazhdon të punoj në formulimin e dialogut ndërqeveritar, duke arritur, siç tha, të njoh dhe sintetizoj politikat e ndryshme të migracionit të vendeve dhe t’i plotësoj me vizionin dhe misionin e dhjetra organizatave ndërkombëtare që janë bashkëpunëtor të ngushtë në ndërtimin e strategjive të përbashkëta të migracionit.

“Të përmendi vetëm një pjesë të operacioneve të zbatuara në kuadër të këtij procesi, si lehtësimin e shkëmbimit të informacionit dhe praktikat e mira në migracionin legal dhe ilegal, në azil, në viza dhe në politikat e vizave, menaxhimin e kufijve, trafikimin me njerëz dhe kontrabandimin e emigrantëve, si dhe shumë të tjera”, deklaroi Spasovski.

Ai theksoi rëndësinë e Procesit të Budapestit si dialog të migracionit të inicuar në kuadër të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit (ICMPD), i cili përbëhet nga 53 vende të botës dhe dhjetra organizata joqeveritare në fushën e emigracionit dhe kryesues i së cilës këtë vit është Maqedonia e Veriut.

Procesi i Budapestit është një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, që siguron takime të ngushta, shkëmbim të përvojave dhe bashkëpunim midis përfaqësuesve nga vende të ndryshme gjeografike, por të cilat ballafaqohen me sfida të përbashkëta.

Në margjinat e konferencës dy-ditore ministrore, Spasovski zhvilloi takime edhe me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, si dhe me drejtorin e përgjithshëm të ICMPD-së, Michael Spindeegger.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button