Brenda bibliotekës aspak të zakontë të Karl Lagerfeld

Ndonëse njihet si krijues i modës, Karl Lagerfeld i cili u nda nga jeta të martën e 19 shkurtit në moshën 85 vjeçare, pak kush mund ta dijë se ai pëlqente shumë të lexonte, shkruan Bordo.al. 

Drejtuesi i shtëpive gjigande të modës Chanel dhe Fendi ka një bibliotekë me mijëra tituj librash, dhe detaji që nuk ndodh të shohim në biblioteka të tjera është renditja e pazakontë e librave.

Karl perferonte t’i vendoste librat horizontalisht. Natyra e tij shpesh kontraverse dhe e pazakontë sigurisht që do të pasqyrohej edhe tek biblioteka ku ai kalonte një pjesë të mirë të kohës.

Mënyrëne  vendosjes së librave Lagerfeld e ka shpjeguar me faktin se kështu ai e kishte më të thjeshtë për të gjetur librin që dëshironte e nuk kishte pse përthyente qafën siç ndodh kur librat janë vendosur vertikalisht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button