Ish-kryeparlamentari Veljanovski është larguar nga Gjykata Penale, Ristovski dhe Janakievski në paraburgim

Ish-kryetari i Kuvendit të RMV-së, Trajko Veljanoski ka dalë nga Gjykata Penale e Shkupit, transmeton Portalb.mk. Gjatë daljes ai ka deklaruar se nuk ka qenë organizator i ngjarjeve të 27 prillit të 2017-s në Kuvendin e RMV-së.

“Dhjetë vjet kam qenë kryetar i Kuvendit, dhe unë të jem organizator i ngjarjeve? Turp”, tha Veljanoski.

Paraprakisht, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dhënë urdhër për arrestimin e ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski. Arrestimi i tyre ka të bëj me ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se të dhënat nga procedura para hetuese kanë treguar se të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar plan me qëllim që të pamundësojnë pranim-dorëzimin e qetë të pushteti. Për këtë qëllim i kanë organizuar dhe materialisht i janë përkrahur protestat masive të lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulmuan me hyrjen me dhunë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017.

Procesi gjyqësor rreth ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend është para përfundimit, gjykimi filloi në gusht të vitit të kaluar dhe udhëhiqet nga gjykatësja Dobrilla Kacarska. Gjykimi në fillimi nisi kundër 33 personave, ndërsa në pajtim me Ligjin për amnisti u falën gjithsej 15 persona. Kurse dje të pandehurit thanë fjalët përmbyllëse.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button