fbpx

Në sallën “Një pikë për shërbime”, qytetarët në një vend do të marrin shërbime nga 10 institucione

Salla për shërbime publike “Një pikë për shërbime” sot është hapur në ish hapësirat e Bankës Komerciale, në afërsi të hotelit “Stoun Brixh”, njofton Portalb.mk.

Administratë, sportel, foto: Borçe Popovski, "Koletkif.mk"
Administratë, sportel, foto: Borçe Popovski, “Koletkif.mk”

Këtu, qytetarët në një vend munden që t’i marrin 10 shërbime nga institucionet të ndryshme – Ministrisë së Punëve të Brendshme, Transportit dhe Lidhjeve, Punë dhe Politikë Sociale, Drejtorisë për Librat Amë, Agjencisë për Kadastër dhe Pronë të Patundshme, Agjencisë për Punësim, Drejtorisë për të Ardhurat Publike, Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Regjistrit Qendror.

“Një pikë shërbime” do të punojë çdo ditë deri në orën 19:30.

“Kjo ngjarje ndoshta do të duhej që të organizohej në ndonjë kohë më të mirë, pasi që ndodh në një periudhë kur vendi ynë në disa muajt e ardhshëm do të duhet që të tregojë rezultate të dukshme në reforma, në të cilat janë të përfshira proceset reformuese në administratën publike. Në këtë hapësirë qytetarëve u mundësohet që në një vend të marrin shërbime pa pasur nevojë që të shkojnë prej një institucioni në një tjetër. Kjo është pikënisje e transformimit të shërbimeve në shërbime të cilat janë të shpejta, në kohë dhe efikase. Qëllimi do të arrihet kur në mbarë vendin, çdo qytetar do të mundet të ketë shërbim publik me kualitet të lartë. Ky shërbim duhet që ta tregojë vullnetin e Qeverisë se nuk bëhet fjalë vetëm për kozmetikë, por për shërbim thelbësor i cili në mënyrë shumë moderne dhe praktike menaxhon me shërbimet e qytetarëve”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Mançevski - Zaev - Sugarevski - Nuhiu, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Mançevski – Zaev – Sugarevski – Nuhiu, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, sqaroi se salla për shërbime që hapet sot paraqet vetëm fillim të një projekti të madh për vendosjen e zyrave të këtilla nëpër tërë shtetin.

“Qëllimi ynë është që ta ndërrojmë imazhin e administratës publike nëpërmjet ndryshimit të mënyrës nëpërmjet të cilës qytetarët dhe ndërmarrjet i marrin shërbimet. Ky është vetëm fillimi. Zgjidhja projektuese për “Një pikë për shërbime” është edhe për qytetet tjera. T’i shfuqizojmë plotësisht sportelet. Qytetarët do të qëndrojnë në një tavolinë me të punësuarit në administratë. Ministria për Administratë do të punojë në digjitalizim, në periudhën e ardhshme do të lëshohet në përdorim edhe portali nacional për shërbime elektronike. Një pjesë do të jetë të qasshme vetëm me disa shtypjen e disa klikimeve”, thotë Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button