Është hedhur padia penale e ngitur nga Kongresi Botëror Maqedonas kundër Zaevit dhe Dimitrovit

Padia penale e ngritur nga Kongresi Botëror Maqedonas kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov për më shumë vepra penale, mes të cilave për dëmtimin e imazhit të shtetit, tradhti të lartë dhe rrezik i pavarësisë, është hedhur nga prokurori kompetent publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, transmeton Portalb.mk.

Sipas ngritësit të padisë, veprat i kanë kryer duke e nënshkruar marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruar në rezolucionet 817 (1993) dhe 845 (1993) në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara.

“Denoncimi është dorëzuar kundër personave në përbërje të ministrit të Punëve të Jashtme dhe kryeministrit dhe aty theksohet se ata kanë kryer vepër penale – Kërcenim terroristik të rendit kushtetues dhe sigurisë dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizim për të cilat, në pajtim me kompetencat ligjore, më parë është shprehur Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuat dhe Korrupsion”, informojnë nga Prokuroria Publike.

Pas hulumtimit të rastit, thuhet në kumtesën e Prokurorisë, prokurori kompetent publik konfirmoi se në denoncimin e rastit nuk ka elemente bazë për veprat penale të theksuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button