IPK: Në rastin abuzimit seksual në Drenas, janë të përfshirë edhe persona të tjerë

Në Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Kuvendit të Kosovës, ka raportuar kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Miradie Kelmendi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor në Drenas, Vesel Veseli, në rastin e abuzimit seksual me një të mitur.

Kelmendi, e cila kërkoi fillimisht raportim pa praninë e mediave, po ashtu tha se “ka edhe persona të tjerë të inkriminuar në këtë rast, nga institucione të tjera”,  transmeton REL.

Kelmendi tha se zyrtari policor i cili është i arrestuar, kishte tentuar të mashtronte Inspektoratin Policor të Kosovës, duke dorëzuar një telefon në të cilin nuk ka qasje në rrjete sociale.

“Sa i përket telefonit, gjatë bastisjes nuk e ka dorëzuar një telefon tjetër që nuk ka qasje në rrjete sociale, atë nuk e ka pasur me veti, nuk kemi mundur ta gjejmë”, tha Kelmendi para deputetëve.

I dyshuari Vesel Veseli, në cilësinë e hetuesit policor, paraprakisht e kishte marrë përsipër të hetonte rastin e përdhunimit të së miturës së njëjtë nga Drenasi, nga një mësimdhënës i saj, SH. GJ.

Policit Vesel Veseli i është caktuar masa prej 30 ditësh paraburgim, ndërsa profesori që kishte përdhunuar të miturën është arrestuar. Po ashtu është arrestuar edhe gjinekologu që kishte kryer abortin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button