DSK do të reformohet dhe do të riemërohet në Agjencia për Siguri Nacionale

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme e ka miratuar tekstin e ri të propozim-ligjit për Agjencinë për Siguri Nacionale, me të cilin do të mundësohet reformimi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK). Sipas ligjit të ri, DSK nuk do të jetë më pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por do të formohet Agjenci për Siguri Nacionale, njofton Portalb.mk.

“Qëllimi i ligjit të propozuar është tejkalimi i mangësive të konstatuara në raportet për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian, nëpërmjet vendosjes së modelit për reforma në sistemin e sigurisë dhe kundërzbulimit me të cilin DSK nuk do të jetë më organ në përbërje të MPB-së, por do të themelohet Agjenci për Siguri Nacionale me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së shtetit, gjegjësisht pavarësisë, sovranitetit dhe rendin kushtetues, por edhe liritë dhe barazitë themelore të njeriut dhe qytetarëve të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe çështjeve tjera në interes të sigurisë nacionale të shtetit”, thonë nga Qeveria.

Ministrat në seancë e kanë konstatuar edhe tekstin e ri të propozim-0ligjit për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe të kundërzbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilin parashihet trup i ri për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe të kundërzbulimit.

Qeveria i ka konfirmuar edhe propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, dhe propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për punë të brendshme, për shkak të harmonizimit me ligjet për Agjencinë për Siguri nacionale dhe propozim-ligjin për koordinim të komunitetit të sigurisë dhe të kundërzbulimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button