Për herë të parë edhe Shtipi me ajër më të ndotur se niveli i lejuar i ndotjes

Ajri në Shtip, sot për herë të parë ka qenë më i ndotur se niveli i lejuar i pranimit të grimcave. Stacionet matëse të vendosur në ndërtesën e Komunës dhe të Universitetit “Goce Dellçev” kanë treguar ndotje tre herë më të madhe nga grimcat 50PM të lejuara. Ekspertët konsiderojnë  se kjo vjen para stabilizimit të motit, kur nuk ka fryma të posaçme të ajrit, kështu grimcat PM 10 arritën nivelin 160 mg në metër kub, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

“Këto janë gjendje të shkurtra, që zgjasin me dhjetëra minuta, kur në qytet nuk ka asnjë frymë të ajrit. Rritja e ndotjes është e pranishme në orët e pasdites dhe të mbrëmjeve, kur shtëpitë masovikisht ngrohen me drurë, që është ngrohja kryesore në Shtip”, tha profesori dhe prorektori Dejan Mirakovski, i cili është udhëheqës i laboratorit për testimin e ndotjes në Universitetin “Goce Dellçev”.

Mjekët konsiderojnë se për shkak rritjes së ndotjes së ajrit dhe ndryshimit të kohës gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i pacientëve me probleme në rrugët e frymëmarrjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button