Heqja e kompetencave të Taravarit për arsim e anuloi takimi Zaev-Sela për zgjedhjet presidenciale

Për shkak se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ia ka marrë kompetencat e arsimit kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e ka anuluar takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, për të biseduar rreth mundësive që të gjendet kandidat i përbashkët për president të shtetit në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, njofton Portalb.mk.

Paraprakisht, Zaev për këtë çështje është takuar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, Alternativës, Afrim Gashi dhe PDSH-së, Menduh Thaçi.

Takimimet e Zaevit me liderët e partive shqiptare po realizohen në vazhdën e gjetjes së kandidatit konsuesual të partive të koalicionit qeverisës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për zgjedhjet presidenciale të 21-prillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button