Bosnia ndaloi gjashtë afganë të dyshuar për terrorizëm dhe trafikim me qenie njerëzore

Gjashtë migrantë afganë, të dyshuar për lidhje me terrorizëm dhe trafikim të qenieve njerëzore janë ndaluar në Bosnje-Hercegovinë këtë vit, ka njoftuar Shërbimi i këtij shteti për Çëshje të Jashtme.

Të gjashtë personat, janë në mesin e 25,000 migrantëve dhe refugjatëve, kryesisht nga Pakistani, Afganistani, Iraku dhe Irani, që kanë hyrë në Bosnjë nga viti 2018, pasi Hungaria dhe Serbia kanë mbyllur kufijtë e tyre., transmeton REL.

Pesë prej migrantëve dyshohet se kanë lidhje me terrorizëm, derisa i gjashti supozohet se mund të ketë kryer krim të organizuar dhe trafikim të qenieve njerëzore, ka thënë ky Shërbim.

Sipas një deklarate të kësaj agjencie, të gjashtë personat përbëjnë “kërcënim për rregullin dhe sigurinë publike” andaj do të dëbohen nga shteti.

Të dyshuarit, e moshës nga 22 deri në 34-vjeçare janë gjetur në kryqytetin e Bosnjës, Sarajevë, si dhe në qytetin veriperëndimor, Bihaq.

Më shumë se 5,000 migrantë janë bllokuar në këtë shtet, teksa kanë tentuar të kalojnë kufirin me Kroacinë, për të kaluar më pas në shtetet perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button