Kanada, zjarri kaplon shtëpinë, humbin jetën 7 fëmijë sirianë

Shtatë fëmijë të një familje siriane kanë humbur jetën në një zjarr që kaploi një shtëpi në provincën Nova Scotia të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e qytetit Halifax tha se shtatë fëmijë, duke përfshirë një fëmijë tremuajsh, humbën jetën në zjarrin që kaploi shtëpinë në orët e hershme të mëngjesit.

Prindërit e fëmijëve u plagosën gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar ata.

Familja u zhvendos në Kanada rreth dy vjet më parë.

“E gjithë komuna është e zemëruar dhe vëmendja jonë është me të dashurit e familjes”, tha kryetari i bashkisë në një deklaratë pas incidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button