Kroacia mësuese e Maqedonisë për Bashkimin Evropian

U hap “Seminari për aderim në BE” për kapitujt 23 Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe 24 Drejtësia, liria dhe siguria”.

Teuta Arifi, zëvendës kryeministre për çështje evropiane pranë Qeverisë së Maqedonisë duke folur për rëndësinë e seminarit mes tjerash tha se ky seminar mbahet në një moment të rëndësishëm kur edhe finalizohet Dialogu Aderues i Nivelit të Lartë.

“Dialogu Aderues u tregua si zgjidhje e vërtetë, e cila mundësoi që të sillet një dinamikë e re në zbatimin e proceseve reformuese dhe është shumë e logjikshme që ky trend pozitiv të reflektohet edhe në qasjen e re të Komisionit Evropian përmes vendosjes së dialogut teknik 23 dhe 24. Nga ana tjetër edhe vendi ynë është i gatshëm të dëshmojë gatishmëri dhe kapacitetetin e njëjtë dhe të punojë në këto kapituj. Bëhet fjalë për dy kapituj shumë të ndjeshëm të cilët mbulojnë fusha që janë me rëndësi themelore për proceset demokratike të vendit, vërtetë është shumë e rëndësishme që të përforcohen kapacitetet administrative për udhëheqje të negociatave” tha Arifi, në fjalimin e hyrës në hapjen e Seminarit.

Diadra Bord, Koordinator i përhershëm i OKB-së dhe përfaqësuese i UNDP-së Maqedoni, tha se në vazhdimësi i japin përkrahje Maqedonisë për anëtarësim në BE.

“OKB është e orientuar ta ndihmojë vendin në rrugën e saj drejt Aderimit. Ishim të fokusuar në gjërat bazë që janë konvergjente për iniciativën e shtetit rreth standardeve Evropiane, si dhe prioritetet kyçe të OKB-së në sferat që i kemi të përmendura në të kaluarën e ato janë qeverisja e mirë, të drejtat e njeriut, sociale, mjedisi jetësor…OKB-ja respekton përkushtimin e vendit për anëtarësimin në BE”, tha Bord.

Ndihmës ministri i jashtëm për çështje evropiane të Kroacisë, Hërvoe  Marushiq, tha se ky është një proces tejet i vështire me shumë punë dhe sfida të cilat kërkojnë qëndrueshmëri, energji dhe këmbëngulje.

“Kroacia me këtë këmbëngulje më në fund u shpagua. Kroacia ishte shteti i parë i cili kaloi përmes monitorimit paraqesësh dhe kjo nuk ishte një punë e lehtë u shpagua sepse na siguroi një hartë shumë të qartë për atë se cilat reforma duhet të zbatohen dhe unë jam i bindur se ky proces i monitorimit para qasjes i përforcoi reformat dhe pa këtë reformat do të lëviznin më ngadalë” tha Marushiq.

Ndryshe në Seminar i cili zgjat dy ditë marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të Kroacisë të cilët flasin për përvojat e Kroacisë në procesin paraqesësh në BE./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button