Sirianët e bllokuar pranë kufirit të Jordanisë në pritje të “korridorit të ndihmës”

Dhjetra mijëra refugjatë sirianë vazhdojnë të përballen me kushte të ashpra të jetesës në kampin Al-Rukban pranë kufirit midis Sirisë dhe Jordanisë, pavarësisht përpjekjeve të Rusisë për të ngritur “korridore humanitare” nëpër rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas dëshmitarëve, rreth 60 mijë refugjatë sirianë u nënshtrohen kushteteve çnjerëzore në kamp, ku jeta e tyre mbetet nën kërcënim të vazhdueshëm nga forcat e regjimit sirian Bashar al-Assad.

Sot më herët, zyrtarët rusë thanë se dy “korridore humanitare” do të hapeshin për të ndihmuar sirianët e bllokuar në këtë kamp.

E vendosur në rajonin e shkretëtirës afër kufirit Siri-Jordani, kampi Al-Rukban akualisht është shtëpi e rreth 60 mijë refugjatëve sirianë.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, së fundmi ka raportuar një numër në rritje të viktimave në kamp për shkak të urisë, sëmundjes dhe mungesës kronike të furnizimeve humanitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button