Pak shpresa për një marrëveshje BE-Britani

Bashkimi Evropian tha se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it, transmeton REL.

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të vizitojë Brukselin të mërkuren.

“Nuk ka lëvizje të mjadtueshme për mua që të mund të supozoj për një diskutim të frytshëm”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ai shtoi se, edhe pas pothuajse dy vjet bisedimesh, “nuk e di se çfarë duan miqtë tanë britanikë”

“Në Parlamentin britanik, gjithmonë ka vetëm një shumicë kundër, nuk ka kurrë shumicë për”, tha Jean-Claude Juncker.

Kryeministrja May është duke insistuar që Mbretëria e Bashkuar të mos “bllokohet” në marrëveshjen për kufirin irlandez, që parasheh moskthimin e kontrolleve kufitare, pavarësisht çfarë pakti arrin Mbretëria me BE-në.

Ajo ka thënë se pakti duhet të ndryshojë nëse dëshiron të fitojë mbështetjen e ligjvënësve, që i kanë bërë thirrje asaj të kërkojë “alternative shtesë” kur kanë refuzuar planin në parlament një muaj më parë.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button