fbpx

Japonia ka mështetur Guaidon si president të Venezuelës

Japonia, aleati i madh i SHBA-ve në lindjen e largët, zyrtarisht i ka dhënë mbështetje udhëheqësit të opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne shprehim mbështetjen tonë të qartë për presidentin e përkohshëm Guadio”, raportuan mediat lokale të ketë thënë ministri japonez i Punëve të Jashtme, Taro Kono, gjatë një konference për media.

“Japonia shpreson se zgjedhjet e lira dhe të drejta do të mbahen së shpejti”, tha Kono.

Siç tha ai, qeveria japoneze do të vazhdoj të sigurojë mbështetjen e nevojshme për popullin e Venezuelës dhe vendet fqinje të prekura nga trazirat.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Nicolas Maduro u betua për një mandat të dytë pas votimit të bojkotuar nga opozita.

Disa vende të Amerikës së Jugut, Rusia dhe Turqia po ashtu kanë shprehur solidaritet me Maduron.

Perëndimi i udhëhequr nga SHBA-të dhe vendet në Evropë mbështesin Guaidon, duke e njohur atë si “president” të vendit.

Guaido, i cili është kryetar i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i Venezuelës. Megjithatë, Gjykata Supreme tha se vendimi i 8 shtatorit i Guaidos për të deklaruar veten president të përkohshëm ishte “i pavlefshëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button