Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore sot në seancë qeveritare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 122-të me disa pika të rendit të ditës nga Programi i punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pika  me interes të qytetarëve.

Në mbledhjen e sotshme me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria do të shqyrtojë dhe do të miratojë vendim sipas Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tarifën doganore.

Në këtë mbledhje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Punëve të Brendshme, propozoi ministrat të deklarohen për pikat, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit  për punë të brendshme, Propozim-ligji për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, si dhe për pikën Propozim-ligji për koordinim të njësisë për siguri dhe kundërzbulim në Republikën e Maqedonisë.

Në mbledhjen e sotme, mes tjerash, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të deklarohet për Informacionin për përgatitjen e aplikacionit të projektit për Studimin Fizibilitetit për ndërtim dhe zhvillim të Rrjetit optik kombëtar transportues, në kuadër të thirrjes për ndihmë teknike, në suaza të instrumentit IPA “Kornizë  investimesh për Ballkanin Perëndimor” (Western Balkans Investment Framework – WBIF), që do ta prezantojë Ministria e Shoqërisë Informatike.

Ministria e Punëve të Jashtme  në mbledhjen e sotshme për lehtësimin e qarkullimit propozon të shqyrtohen Propozim-vendimi për heqjen e përkohshme të vizave për qëndrim afatshkurtër në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për shtetasit e Ukrainës, Propozim-vendimi për heqjen e përkohshme të njëanshme të vizave për qëndrim afatshkurtër për shtetasit e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Propozim – vendimi për heqjen e vizave për qëndrim afatshkurtër (vizë C) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shtetas të huaj, bartës të dokumenteve zyrtare të udhëtimit të vendeve të treta, që e kanë të rregulluar qëndrimin e përkohshëm në vendin anëtar të Bashkimit Evropian ose nënshkruese të Marrëveshjes Shengen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button