Organizatat e qytetarëve do ta padisin shtetin dhe Shkupin për ndotjen në Gjykatën ndërkombëtare

Katër organizatat qytetare – Ambasada e parë e fëmijëve në botë – Megjashi, “Radar”, “Instituti i Gjelbër” dhe “Gazetarë për të drejtat e njeriut” janë duke përgatitur padi ndaj shtetit dhe Qytetit të Shkupit pranë gjykatave të vendit dhe ndërkombëtare për shkak të ndotjes së ajrit, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, këto katër organizata kanë nisur peticion me titullin “Zero tolerancë për ndotjen e ajrit”.

“I bëjmë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë në luftën për jetë dhe zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit. Jemi drejtuar edhe tek të gjithë anëtarët e Komitetit për të drejtat e fëmijës pranë OKB-së në Gjenevë dhe kërkojmë ndihmë në zgjidhjen e kësaj gjendjeje me shkeljen e të drejtave elementare të fëmijës të garantuara edhe me Kushtetutën e shtetit tonë edhe me Konventën për të drejtat e fëmijës – e drejta për jetë”, thotë Dragi Zmijanac, kryetari i Ambasadës së parë të Fëmijëve në botë Megjashi.

Ai ka informuar se këto organizata civile kanë rënë në kontakt me avokat i cili ka pranuar t’i përfaqësojë falas dhe vullnetarisht. Për atë qëllim, Megjashi dhe organizatat partnere do të kërkojnë prej disa ekspertëve nga Maqedonia të përgatisin ekspertizë, për t’u konstatuar përgjigje të sakta – a ekziston ndotje e ajrit në Qytetin e Shkupit dhe Maqedoni dhe nëse ekziston çfarë lloji është, prej çka është shkaktuar edhe me çfarë intensiteti.

Ekspertizat duhet të përgjigjen edhe nëse ekziston ndotje e ajrit, nëse e njëjta paraqet shqetësim dhe burim të rrezikut mbi shëndetin dhe jetën e paditësve dhe banorëve të Qytetit të Shkupit dhe Maqedonisë, veçanërisht të fëmijëve dhe çfarë pasoja i shkakton si dhe cilat masa, mjete dhe mënyra janë të nevojshme për mënjanimin e menjëhershëm të burimit të rrezikut nga dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, kurse në llogari të shtetit dhe Qytetit të Shkupit.

“Jemi në proces të kërkimit të ekspertëve të cilët do të konfirmojnë sa është e dëmshme ndotja e ajrit mbi shëndetin e fëmijëve. I inkurajojmë të gjitha që munden të na ndihmojnë, të japin kontributin e tyre për t’i shpëtuar fëmijët prej shkallëve të larta të grimcave kancerogjene PM 10 dhe PM 2.5, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë mbi shëndetin e fëmijëve”, ka shtuar Zmijanac.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button