Bartomeu: Ne nuk kemi dashur ta humbin Neymarin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu këmbëngul se nuk ka bërë asnjë lëvizje për yllin e PSG-së, Neymar.

Ky i fundit është raportuar se dëshiron të kthehet te skuadra katalunase, por që duket se ishin vetëm thashetheme të mediave, transmeton Telegrafi.

Bartomeu edhe një herë insistoi se “as lojtari, as babai dhe askush përreth tij nuk e ka thirrur atë”.

“Duket shumë e vështirë [se Neymar mund të kthehej]. Klubet e mëdha nuk duan të shesin lojtarët e tyre. Ne duam që lojtarët e mëdhenj të fitojnë, të mos bëjmë biznes. Neymar bleu lirinë për 222 milionë euro”.

“Në Spanjë kemi detyrimin që të kemi një klauzolë lirimi, por nëse dikush dëshiron të blejë [Sergio] Busquets, [Gerard] Pique ose Messi, ata nuk janë në shitje, mendoj se do të ketë shumë pak transferime mes klubeve të mëdha”, pohoi ai. 

Edhe babai i lojtarit ditë më parë ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte me zyrtarët e klubit të blaugranave.

Ndryshe, Neymar është duke u rikuperuar prej një lëndimi të marrë javë më parë në kampionatin francez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button