Maqedoni, “kodi i heshtjes” më i fuqishëm se transparenca dhe llogaridhënia

Gati të gjitha 84 komunat e Maqedonisë dhe qyteti i Shkupit e kanë të qartë se transparenca nënkupton një institucion të hapur për publikun, llogaridhënës për qytetarët dhe komunikativ me palët. Këto janë të dhënat që u nxorrën nga hulumtimi “Transparenca e Komunave”, i cili hulumtim u realizua në kuadër të projektit të organizatës Center for Education and Development (Qendra për Arsim dhe Zhvillim), me mbështetje të shoqatës joqeveritare Transparencë Maqedoni, dhe storje hulumtuese të përgatitur nga Xhelal Neziri. 

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se gjatë vitit 2017 komunat mesatarisht kanë marrë nga 25 kërkesa për informacione të karakterit publik, me ç’rast vetëm 2 për qind prej tyre nuk kanë marrë përgjigje. Ndërkohë, indeks më të lartë të transparencës në faqet e internetit ka komuna e Shtipit me 61,54 për qind, kurse indeks më të ulët ka komuna e Zelenikovës me 1,28 për qind. Në periudhën e mbikëqyrjes komuna e Bogovinës, Bërvenicës, Vrapçishtit, Rankovcës, Staro Nagoriçanës dhe Butelit nuk kanë pasur ueb-faqe funksionale, njofton Portalb.mk.

Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, apo nëpërmjet faqeve të internetit, duket se nuk është duke përmbushur pritshmërinë. Llogaridhënia dhe transparenca janë të garantuara me Kushtetutë, Ligjin për vetëqeverisjen lokale, Ligjin për qasje të lirë në informacionet me karakter publik dhe në disa akte tjera, ku prerazi obligohen institucionet që të informojnë qytetarin për mënyrën dhe koston e menaxhimit të resurseve publike, por edhe për rrugën si të kryej një punë administrative.

Por sa në realitet komunat në Maqedoni u përmbahen këtyre obligimeve?

Ivana Qurçieva nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime (QMN) me seli në Shkup është pjesë e projektit “Ndjekja e parimeve të administratës publike në ruajtjen e vlerave të menaxhimit të mirë”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE). Organizata e saj ka mbikëqyrur punën e komunave për një periudhë të caktuar, me ç’rast ka matur edhe nivelin e transparencës së tyre.

“Në asnjë mënyrë nuk mund të jemi të kënaqur me të dhënat që publikohen në faqet e internetit të komunave. Rezultatet e barometrit të transparencës tregoi se komunat mesatarisht publikojnë vetëm 16 për qind të të dhënave që i posedojnë, të cilat nevojitet të jenë publike konform nevojave të qytetarëve”, thotë Qurçieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button