OJQ-të: Termocentralet e Ballkanit po ndikojnë edhe në Evropë

Puna e 16 termocentraleve me thëngjill në vendet e Ballkanit Perendimor ka pasoja ekonomike dhe shëndetësore për të gjithë Evropën dhe qytetarët e saj, thuhet në një raport të paraqitur të martën nga Koalicioni I Organizatave Joqeveritare evropiane që merren me luftën kundër ndotjes.

Rezultatet e raportit treguan se çdo vit nga ndotja e ajrit të shkaktuar nga operimi i këtyre termocentraleve në Ballkan, shkaktohen deri në 3.000 vdekje të parakohshme, rreth 8.000 raste të bronkitit tek fëmijët dhe sëmundje tjera kronike, transmeton REL.

Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU

Hulumtimi vlerësoi se shpenzimet vjetore shëndetësore që mund të shoqërohen me këtë ndotje arrijnë vlerën nga 6.1 në 11.5 miliardë euro. Koston më të lartë të kësaj shume e mbartë BE-ja me 3.1 deri në 5.1 miliardë përderisa ekonomitë e brishta të Ballkanit paguajnë rreth 1.9 deri 3.6 miliardë euro.

Analiza është bërë në bazë të metodologjisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionit Evropian.

“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij, në Evropë ende paraqet një vrasës të padukshëm. Fakti qëndron në atë se ajri i ndotur nga Ballkani Perendimor po transferohet në vendet e Bashkimit Evropian, gjë që ndikon edhe më shumë në cilësinë e dobët të ajrit” theksoi autorja kryesor i kësaj analize Vlatka Matkoviç Puljiq.

Ajo shtoi se është koha që vendimmarrësit në Bashkimin Evropian të mbështesin përpjekjet për të mbrojtur ajrin e pastër dhe dekarbonizimin e sektorit të energjisë në vendet e Ballkanit Perendimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button