Kryetarin e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski e kemi ndër më të pasurit: 4 banesa, 3 vetura, tokë, aksione, piktura…

Personi më i fuqishëm është njëri ndër më të pasurit në gjyqësor. Jovo Vangellovski ka katër banesa në Shkup, hapësirë për punë, garazhe, tokë bujqësore në Paraqin të Serbisë, katër automjete (Leksus, Tojota, Krajsler dhe Mercedez Benz) vlera e të cilëve është 3.7 milionë denarë, shkruan A1on, transmeton Portalb.mk.

Ka aksione me vlerë prej 2.1 milion denarë, kërkesë në lidhje me një hua prej 1.5 milionë denarë, divident, qira nga banesa, depozita në denarë me vlerë prej 800.000 denarë, hua prej 4.8 milionë denarë, katër kredi të paguara.  Vangellovski ka ar dhe bizhuteri me vlerë prej 1.2 milionë denarë, fotografi artistike 300.000 denarë dhe dy orë me vlerë prej 280.000 denarë. Dhe të gjithë këtë e ka përfituar duke punuar si gjykatës në Gjykatën Supreme dhe si avokat.

Në Gjykatën Supreme ka ardhur pas asnjë ditë përvojë në gjyqësor. Është i njohur në opinion si kumbar i ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Vangellovski në vitin 2015-të ishte i përmendur në “bombat” në të cilat mundej të dëgjohet një bisedë e vitit 2011 me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski për rastin “Global”.

Në raportin vjetor, Prokuroria Speciale ka vlerësuar se Jovo Vangellovski, si kryetar i Gjykatës Supreme, në bisedat e përgjuara ka dhënë informata për lëndët gjyqësore, ka intervenuar për lëndë te gjykatësit, ka punuar në mënyrë joprofesionale dhe me instruksione të funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së.

Vangellovski ka qenë i “njohur” edhe për intervenimet në shpërndarjen e lëndëve. Lëndën për të arratisurin Sead Koçan, për të cilin ish kryeprokurori Marko Zvërlevski, pa bazë ligjore ka kërkuar që të shfuqizohet paraburgimi dhe të kthehet lënda për të vendosur sërish. Pas të njëjtës, nëpërmjet ndarjes elektronike të lëndës, e njëjta i ka rënë ish gjykatëses së Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova. Vangellovski gjatë kryesimit të tij me Gjykatën Supreme ka pasur disa vendime kontestuese. E ka liruar nga paraburgimi, Sead Koçanin, i cili dy muaj ka qenë në arrati. Me këtë vendim, e ka hapur rrugën edhe për arratisjen e dy agjentëve që janë akuzuar për përgjime, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkoski.

Vangellovski, ka shkuar në Gjykatën e Gjevgjelisë dhe ka kërkuar përgjigje nga kryetarja e Gjykatës se pse ka nënshkruar vendim për kontrollim të ish kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

Vangellovski, bashkë me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski dhe të Gjykatës Supreme si anëtarë të funksionit në Bordin Drejtues të Akademisë së Gjykatësve, nën udhëheqjen e Aneta Arnaudovska, tre vjet kanë marra paushallë mujore nga 10.000 denarë, që ligjërisht nuk u kanë takuar.

Vangellovski sërisht është aktual pas miratimit të mendimit juridik, me të cilin e ka varrosur Prokurorinë Speciale. Edhe pse kjo ndoshta është në të mirë të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, ndërkaq ndoshta dhe “më fshehtë” edhe LSDM e dëshiron, që të mos vijë radha që edhe ata të gjenden në duart e PSP-së. Për atë, nuk besohet se interpretimi autentik do ta zgjidh këtë situatë. Pritet dhe nëse Gjykata Supreme do ta nxjerrë nga paraburgimi Sasho Mijallkovin dhe Orce Kamçevin.

Dhe derisa rastet dhe puna e Jovo Vangellovskit janë në shënjestër të kritikave në media dhe opinion, për kolegët e tij në Këshillin Gjyqësor kjo nuk nënkupton asgjë. Ai edhe më tej mbetet në kolltukun e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button