Maqedoni, kriteret shumë të larta – dyshim për tenderë të kurdisur

Në çdo të tretin tenderë ka aq shumë kritere të vendosura saqë disa ndërmarrje të caktuara nuk duhet fare të konkurrojnë, ndërkaq kushtet për pjesëmarrje t’i plotësojnë vetëm një numër i vogël i ndërmarrjeve, tregon analiza “Transparencë, llogaridhënie dhe integritet i institucioneve në furnizimet publike – Hulumtim, rangim dhe analiza 2018” që e ka përgatitur Qendra për Komunikime Qytetare, njofton Portalb.mk.

Këtu bëhet fjalë vetëm për kritere që duhet t’i plotësojnë ndërmarrjet që konkurrojnë, dhe jo për kritere për produktin ose shërbimin konkret që furnizohet.

Kriteret e tilla që vendosen e fuqizojnë edhe më shumë dyshimin se bëhet fjalë për tenderë të kurdisur, thotë German Filkov nga Qendra për Komunikime.

“Rreziku është se me vendosjen e këtyre kritereve gjithmonë ekziston dyshimi se po harmonizohet tenderi për ndonjë ofertues i cili do të favorizohej dhe i cili vetëm ai do të mundte t’i plotësojë të njëjtat kritere dhe ta fitojë tenderin”, thotë Filkov për REL në gjuhën maqedonase.

Ai sqaron se kriteret e tilla diskriminuese, që munden t’i kënaqin vetëm një ose një numër të vogël të ndërmarrjeve, nënkuptojnë qarkullim më të lartë të parave të ndërmarrjes ose kërkesë për numër më të madh të kuadrit profesional ose pajisje specifike, që në furnizimin konkret nuk ka nevojë.

“Për shembull, për furnizim me vlerë prej 10 mijë euro kërkohet qarkullim vjetor prej 200 mijë euro. Ose për shembull numër të saktë të të punësuarve dhe të tregohet përvoja e tyre, tre inxhinierë, tre kësi, tre asi punëtorë profesional. Më tej, numër të saktë të marrëveshjeve të realizuara, që do të thotë se ndërmarrjet e reja nuk do të mundin të marrin pjesë. Kërkohet ndonjë mekanizim i saktë, pajisje, licenca të ndryshme ose ndonjë hapësirë me aq ose kaq metra katrorë. Këto janë këto kritere që llogariten në praktikë dhe në botë si diskriminuese”, thotë Filkov.

Plotësisht, analiza ka treguar se në çdo tender të tertë është paraqitur vetëm nga një ndërmarrje. Te institucionet me numër më të vogël të furnizimeve janë analizuar të gjitha dokumentet e tenderëve, derisa te ato me më shumë tenderë, lëndë e analizës kanë qenë dokumentet e tenderëve prej dhjetë furnizimeve më të mëdha. Në analizë thuhet se dokumente të tenderëve  me elemente kufizuese ka pasur në Ministrinë e Arsimit, Punëve të Brendshme, Transportit dhe Lidhjeve, Mjedisit Jetësor, por edhe te Kuvendi dhe Sekretariati për Ligjvënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button