E mbaj zemrën tënde me vete

e mbaj zemrën tënde me vete (unë e mbaj

në zemrën time) askund s’rri pa të

(kudo që shkoj vjen edhe ti me mua, e dashura ime;

dhe çfarëdo që të bëj unë – është vepra jote, zemër)

S’kam frikë

nga asnjë fat (sepse ti je fati im, o xhan) s’e dua asnjë botë

(sepse shumë e bukur je ti bota ime, besnikja ime)

dhe çfarëdo domethënieje të ketë pasur hëna

ti je

dhe ti je çfarëdo që ndonjëherë të këndojë dielli

ja fshehtësia më e thellë të cilën s’e njeh askush

(ja rrënjët e rrënjëve dhe pipthat e pipthave

dhe qiejt e qiejve të drurit të quajtur jetë që luhatet

më shumë se sa që mundet zemra të shpresojë

ose sa mundet mendja të fshehë)

e mbaj zemrën tënde me vete (unë e mbaj në zemrën time)

Autor: Eduard Estlin Kamings
Shqipëroi: Xhabir Ahmeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button